Lajme

Nga sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 31 October 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se vaksinat kundër Gripit sezonal kanë aritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal, raporotn RTKlive.

Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

-Advertisement-

“MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera