Lajme

Nga sot fillon vaksinimi kundër COVID-19 me ekipe mobile në shkolla

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 24 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot do të fillojë vaksinimi i nxënësve në shkolla me ekipe mobile.

Sot vaksinimi do të bëhet në shkollën e mesme të lartë “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 13:00 në mjediset e kësaj shkolle.

-Advertisement-

“Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”.

“Procesi i vaksinimit me ekipe mobile nëpër shkollat dhe nivele e tjera do të vazhdojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë komunale për Arsim, ndërsa krahas vaksinimit përmes ekipeve mobile, qytetarët e të gjitha kategorive dhe grup-moshave, mund të vaksinohen çdo ditë pune edhe në qendrat statitke të vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera