Lajme

Nga sot filloi shpërndarja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për fëmijët e Luginës së Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 17 August 2023

Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot ka bërë të ditur se është bërë shpërndarja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për fëmijët e Luginës së Preshevës.

“Sot ka filluar shpërndarja e teksteve nëpër shkollat shqipe. Nxënësit në bankat e tyre do t’i kenë nga 1 shtatori”, ka shkruar Latifi në njoftimin e tij në Facebook.

Ai tutje në këtë njoftim bëri të ditur gjithashtu se “Tani jemi duke punuar që t’i sjellim në Luginë disa ekspertë të arsimit nga Republika e Shqipërisë të cilët do të mbajnë trajnime për mësimdhënësit e shkollave fillore”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera