Lajme

Nga sot do të fillojë aplikimi për patentshofer ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 01 October 2020

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot më 1 tetor, do të fillojë aplikimin për patentshofer ndërkombëtar.

Bëhet me dije se aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera