Lajme

Nga Siria u kthye kosovarja me vajzën e sëmurë për të cilën ajo kërkonte ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 20 April 2019

Një grua kosovare me dy fëmijë, të cilës iu vra bashkëshorti si luftëtar i ISIS’it, pati mbetur e ngujuar në një kamp të refugjatëve në Siri, i cili kontrollohej nga kurdët.

Ajo i pati thënë Klan Kosovës janarin e këtij viti se po mundohej të largohej nga atje nëpërmjet Kryqit të Kuq për shkak se e kishte njërën nga vajzat të sëmurë rëndë.

Gruaja me inicialet M.A së bashku edhe me më shumë se 100 persona të tjerë sot është kthyer në Kosovë.

-Advertisement-

Akoma nuk dihet për gjendjen shëndetësore të vajzës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera