Nga shtatori matet performanca e mësimdhënësve
Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 19 Qershor 2018
Buxheti jo i mjaftueshëm për arsim është një ndër arsyet se pse gjendja në këtë fushë nuk është e mirë në Kosovë.
Kështu u tha sot në tryezën e komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, rini, Sporte, Inovacione dhe Ndërrmarrësi.
Institucionet qeveritare, GIZ, organizatat jo qeveritare që merren me arsim diskutuan në këtë tryezë lidhur me “Prioritetet në fushë e Arsimit Parauniversitar”, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi para të pranishmëve paraqiti prioritetet e Strategjisë për Arsim, prioritete këto për të cilat tha se ka nevojë për buxhet.
Bytyqi bëri të ditur se për herë të parë në shtator do të fillojmë me matjen e performancës së mësimdhënësve mirëpo sipas tij, përveç buxhetit evidente është edhe mungesa e inspektorëve.
“Si prioritet të parë që ne e shohim është çështja e licencimit të bazuar në perfomancë. Për herë të parë në shtator do të fillojmë me matjen e performancës së mësimdhënësve. Trajnimi i mësimdhënësve para shërbimit është pjesë e domosdoshme dhe ne duhet të ndërmarrim hapa. Edhe këtu kemi problem me numrin e inspektorëve dhe me trajnimet e mësimdhënësve”.
Buxhet shtesë, sipas kreut të MAShT-it, kërkohet edhe për librat shkollor.
“Deri në vitin e ardhshëm shkollor 2019-2020 tekstet e nevojshme për të gjitha nivelet do të jenë të gatshëm për shkollat tona ajo çfarë duhet te përkujdesemi është që të kemi një standard të lartë të librave”.
“Ajo çka e shohim si sfidë është të kemi një standard të recensentëve që tekstet t’i përmbushin këto standarde. Te pjesa e recensentëve është se duhet të kemi buxhet shtesë sepse këta recensentë duhet të paguhen mirë dhe të jenë ekspert”.
Bytyqi edhe njëherë ngriti shqetësimin se Kosova është larg plotësimit te kushtit që deri më 2020 95 % e fëmijëve të moshës 0-5 të marrin shkollimin e hershëm.
“Si prioritet të tretë kemi të bëjmë me arsimin parashkollor. Fëmijët nga mosha 0 deri në 5 ta shtojnë pjesëmarrjen në shkollimin e hershëm por kemi problematikë të madhe duke nisur nga infrastruktura e pastaj edhe kurrikulat që kanë qenë mungesë deri më tani”.
“Këtu çka duhet shtesë është se do të kemi nevojë për trajnim të edukatorëve material shtesë dhe padyshim që pjesa me koston më të lartë është pjesa e infrastrukturës që është në mungesë. Në komunat që ka shkolla që nuk shfrytëzohen të tëra do të shohim se a mund të vihet ndarje fizike që të shndërrohen në çerdhe. 95 për qind deri në vitin 2020 aktualisht është 17 për qind e është e vështirë të realizohet”.
Për të arritur reformat e nevojshme në arsim edhe sipas Boris Scharloëski nga GIZ duhet që buxhet shtesë.
Sipas tij, vetëm me reformim të arsimit në Kosovë do të mund të përmirësohej e ardhmja e zhvillimi ekonomik i Kosovës.
“Arsimi i sotëm e formësoni të ardhmen e Kosovës dhe kjo të ndihmoje zhvillimin ekonomik të Kosovës. Së pari ne e dimë që arsimi është një e detyrë fondamentale njerëzore dhe natyrisht arsimi është një pjesë tepër e rëndësishme pra ofrimi i cilësisë së lartë nuk është luks por obligim të cilit të gjitha vendet i përkushtohen”.
“Asnjë fëmijë nuk duhet te lihet anash. Të gjithë kërkojnë që të ngritët arsimi në nivel më të lartë dhe kjo do të thotë se kjo kërkon para shtesë. Kampanja nuk ka për qëllim vetëm vetëdijesimin pot i fton njerëzit që të bëhen më aktiv. Pra arsimi si prioritet numër një sepse arsim bazik ka ndikim të madh në suksesin e çdo niveli të tjerët arsimor. Buxheti duhet të rritet duhet të iu përngjitet këtyre pyetjeve ku duhet te investojmë cilat fusha”.
Ismajl Kurteshi, kryetar i komisionit për Arsim tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të krijohet hapësirë për të gjithë për të ndihmuar në përmirësimin e situatës në arsim, raporton EO.
Ai tha se kompetencat jo mirë të ndara mes institucioneve, mos vlerësimi i përgjegjësisë së nxënësve dhe mësimdhënësit janë vetëm disa nga problemet që duhet të zgjidhen.
“Problem në vete është edhe mos definimi i prerë i kompetencave mes ministrisë dhe komunave. Mungesa e mjeteve të nevojshme financiare dhe serioziteti në kryerjen e obligimeve nga përgjegjësitë është sfidë në vete që kërkon zgjidhje”.
“Nëse Qeveria e Kosovës vërtetë vendos arsimin si prioritet numër një kjo do të thotë rritje e buxhetit në arsim në nivel me vendet e zhvilluara për realizmin e këtij synimi duhet të sigurohen mësimdhënës të mirë duhet të ofrohen trajnime të mirëfillta profesionale. Nxënësit duhet të motivohen që me përkushtim t’i përcjellin mësimet. Gjendja më arsim do të ndryshojë me rritje të buxhetit të përgjegjësive, vlerësimit”.
Ndërsa Rrahman Jashari, SBAShK, shfrytëzoi rastin që të kërkoj nga deputetët që para pushimit, të aprovohet ligji për mësimdhënësit e viteve 90-ta.
“Apeloj tek ju si deputetë që të bëni të pamundur që pa shkuar në pauzë të aprovohet ligji për mësimdhënësit e viteve 90-ta. Ne po bëjmë te pamundur nuk po duket qartë në horizont deklarata e shtetit tonë se arsimi është prioritet. Duhet të lëvizet me buxhetin, duhet të jepet buxhet shtesë për të investuar në arsim”.


T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...































