Nga qershori i vitit të ardhshëm do të jetë vetëm kodi 383
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 08 December 2017
Komisioni për Buxhet dhe Financa sot ka shqyrtuar projektligjin për plotësim ndryshim të projektligjit për AKP-në , të cilin e ka prezantuar zëvëndësministri i Financave Fatmir Gashi.
Gashi ka thënë se qëllimi i ndryshimit është mundësia e qasjes së Qeverisë në fondin e AKP-së, në mënyrë që mjetet të barten në buxhetin e Kosovës.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për 370 milionë euro.
Kryetari i këtij Komisioni Lumir Abdixhiku ka thënë se paratë e privatizimit duhet të jenë të destinuara për investime kapitale dhe jo për zhvillim ekonomik.
Naser Osmani anëtar i Komisionit, ka thënë se ndryshim plotësimi i ligjit për AKP-në është i domosdoshëm, mirëpo ai ka pyetur se a mjafton ky ndryshim i ligjit, derisa sipas tij, duhet pasur parasysh edhe implikimet e Dhomës së Veçantë, për shkak të procesit të likuidimit.
Deputetja Safete Hadërgjonaj e ka përkrahur projektligjin në fjalë e cila ka thënë se duhet destinuar mjetet për investime kapitale.
Komisioni po ashtu ka shqyrtuar po ashtu edhe raportin financiar të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike Postate, për të cilin raport ka raportuar kryetari i Bordit të saj Kreshnik Gashi.
Ai ka thënë se ARKEP ka realizuar afër 5 milionë euro të hyra në vitin 2016, mirëpo sfidat për këtë institucion është mungesa e pavarësisë financiare si dhe mungesë të stafit.
Valbon Bytyqi nga nga Auditori i përgjithshëm ka thënë se te ARKEP ka vërejtur mangësi te çështja e punësimit, sepse mbahen pozitat me ushtrues detyre dhe pagesa e punëtorëve nga mjetet për mallra dhe shërbime.
Kreshnik Gashi iu është përgjigjur deputetëve për kodin telefonik i cili do të fillojë të përdoret i vetmi kodi 383 nga qershori i vitit 2018 në gjithë territorin e Kosovë, pa kodin 377 dhe 381.
Ai ka thënë se për operatorin e tretë telefonik do të fillojnë diskutimet publike në janar të vitit 2018 dhe është e drejtë e Qeverisë që të hap procedura për tenderë nëse është nevojshme.
Gashi ka shtuar se nga marsi i këtij viti nuk ka operime ilegale të telefonisë në territorin e Kosovës.
Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar edhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntë mujorin e vitit 2017, të cilin raport e ka arsyetuar sekretari Ismet Krasniqi, i cili ka thënë se totali i shpenzimeve është mbi 69 përqind, për pagat 100 përqind.
Deputeti i Nismës Enver Hoti ka ngritur çështjen e rritjes së shpenzimeve për bileta të udhëtimit ku sipas tij në këtë periudhë Kuvendi nuk ka qenë shumë aktiv, si dhe mungesë të investimeve kapitale për këtë periudhë.
Ismet Krasniqi ka arsyetuar shpenzimeve e biletave të udhëtimit, ku sipas tij ishte dashur që Kuvendi të paguajë biletat për të gjithë mysafirët e ftuar për festën e pavarësisë,17 shkurt.
Po ashtu Krasniqi ka arsyetuar edhe rritjen e shpenzimeve për derivate në këtë periudhë, duke thënë se janë mbikëqyr të gjitha automjetet e përdorura dhe kanë qenë të arsyeshme, ku sipas tij nuk ka pasur keqpërdorime. Lumir Abdixhiku ka kërkuar uljen e shpenzimeve për darka dhe dreka nëpër vende të rajonit si në Shqipëri e Mal të Zi kryesisht nga stafi administrative, duke rritur edhe shpenzimet e për mëditjeve.
Sipas tij kabineti i Kuvendit të Kosovës shpenzon 170 euro në ditë për dreka
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...