Lajme

Nga PDK-ja nuk flasin për arrestimin e Lushtakut

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 08 March 2024

Pak më parë në media u raportua për arrestimin e Sami Lushtakut nga Gjykata Speciale.

E si duket për këtë ndalim nuk është në dijeni as kryetari i Mitrovicës, Bedri Hmaza i cili është nga radhët e Partisë Demokratike.

“Jo nuk e di se unë jam në Mitrovicë. Nuk kam deklaratë, nuk kam çfarë të them sepse nuk jam në dijeni për diçka të tillë”, tha Hamza për Infokus.

-Advertisement-

Ndërkaq, edhe deputetja Blerta Deliu nuk ishte në dijeni për ndalimin e Lushtakut.

“Po e pashë në media mirëpo nuk kam ndonjë informatë, nuk po e di çfarë të them më shumë. Unë gjatë ditës jam taku me të mirëpo nuk di asgjë veç prej kësaj që po e lexoj në media kështu që nuk di çfarë të komentoj më shumë”

Lidhur me ndalimin e Sami Lushtakut, Infokus ka kontaktuar edhe figura tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, parti të cilës edhe i përket Lushtaku.

Mirëpo, përkundër insistimeve të ekpit tonë, ata nuk u janë përgjigjur telefonatave tona.

Madje, as i pari i kësaj partie, Memli Krasniqi e as djali i Sami Lushtakut, Mërgimi nuk ishin të qasshëm.

Telefonatave tona nuk iu përgjigj as Ardian Kastrati e Faton Abdullahu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera