Nga PDK-ja kërkojnë që të hetohet ish-kryeministri Kurti
Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 19 September 2020
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar LDK-në dhe LVV-në lidhur me aksionin në Karaçevë. Gjoshi ka shkuar aq larg duke i quajtur të dy partitë “parti kumargjinjsh”.
Sipas Gjoshit refuzimi i ish-kryeministrit, Albin Kurti për të mbështetur një operacion policor në këtë pjesë të vendit duhet të hetohet nga Prokuroria.
Ndërsa, ai thekson se edhe ministri i brendshëm, Agim Veliu, duhet të jap përgjegjësi pse u vonua kaq shumë për të ndërmarrë këtë aksion policor.
Njoftimi i plotë:
KUMARGJITË E VETËVENDOSJES DHE LDK-SË
Vetëvendosje dhe LDK janë të njejta, por vetëm zyret i kanë në lagje të ndryshme. Të dy këto parti janë parti kumargjinjësh kur vjen fjala te zbatimi i ligjit.
Qëllimisht gjithë ditën paska folur për tema të mëdhaja “Amelika, Amelika”, vetëm e vetëm që askush të mos shihte një krim që po ndodhte larg Prishtinës.
Ish kryeministri mashtrues që nuk ka lënë njeri pa e njollosur pa asnjë fakt paska kërkuar fakte për të ndërmarrë një aksion policor në një fshat të Kosovës i mbushur me kazino dhe lojëra fati të ndaluara me ligj nga Kuvendi.
Fshati Karaqevë është në Republikën e Kosovës, por ka qëlluar edhe në kufi me Serbinë. Refuzimi i ish – kryeministrit Albin K. për të mbështetur ministrin e brendshëm për aksionin policor nuk vjen vetëm nga frika e tij e përhershme për të shmangur problemet eventuale me Serbinë, e cila në këtë fshat ka futur shpesh xhandarmërinë në mënyrë ilegale. Por, Prokuroria e Shtetit të Kosovës duhet të hetojë ish kryeministrin Albin K. pse ka refuzuar për të mbështetur një aksion policor për zbatim të ligjit?
Edhe ministri i brendshëm, Agim Veliu, duhet të jap përgjegjësi pse u vonua kaq shumë për të ndërmarrë këtë aksion policor.
Meqenëse ky aksion nuk është lejuar nga shefi i tij i atëhershëm, Albin K. atëherë pse për të njejtin aksion priti të kalonin kaq muaj gjatë udhëheqjes së shefit të tij të ri, Avdullah Hoti? Qershor, korrik, gusht, shtator – janë katër muaj heshtje e Qeverisë së LDK-së.
Debati i kaluar në Kuvend tregon sa hipokrite janë LDK dhe Vetëvendosje. Sa të paturpshme kanë qenë para disa muajve kur prezantoheshin si shpresë për Kosovën e paskan qenë vetëm parti të kumarit.
#QeveriTëMashtrimit #VvLdk
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...