Nga Pasuria Milionëshe, Te Jetesa me Qira e të Ndarë
Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 29 Qershor 2017
Disa zyrtarë të lartë deklaruan pasuri milionëshe e disa të tjerë thanë se jetojnë në banesa me qira.
Disa zyrtarë të lartë publikë kanë pasuri milionëshe e disa të tjerë deklaruan se nuk kanë asgjë përveç pagës dhe parave të gatshme në banka.
Deklarues tjerë të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion treguan se jetojnë në banesë me qira përkundër pagës marramendës, por edhe se shitën banesën për mbrojtje ligjore.
Edhe në marsin e sivjetmë zyrtarët e lartë e ruajtën me fanatizëm deklarimin në dirën e fundit. Megjithatë, “të mbushur frymë” pjesa më e madhe po e mbërrijnë afatin.
Deklarimin e pasurisë këtë vit e kanë kryer 98.3 për qind, apo 4 mijë e 421 zyrtarë nga gjithsej 4 mijë e 498 sa ishin të obliguar.
Publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë bën të ditur se cilat janë pasurisë e zyrtarëve të lartë, pasuritë e paluajtshme të tyre, pasuritë e luajtshme, të hyrat vjetore të tyre, paratë e gatshme që zyrtarët të lartë i kanë të mbajtura në institucionet financiare dhe çështje tjera.
Ish kreu i Qeverisë Isa Mustafa ka deklaruar se paratë e gatshme iu shtuan përkundër se të ardhurat ishin me rënie. Ish-ministri i Financave Avdullah Hoti njëherësh kandidat për kryeministër deklaroi se pasuria e tij po rritej.
Kandidati tjetër për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka ende shtëpi e as banesë, madje ai ka deklaruar se nuk ka as pasuri të paluajtshme (veturë apo gjësende tjera të luajtshme). Të ardhurat vjetore familjare të Kurtit janë rritur duke u mbështetur nga të ardhurat vjetore të bashkëshortes.
Të njëjtin fat pasurie, e ndan edhe ish-deputeti i këtij subjekti politik (LVV), Ilir Deda. Deda gjithashtu ka deklaruar se nuk ka pasuri të paluajtshme, e as pasuri të luajtshme. Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë së tij Deda jeton në banesë me qira.
Për dallim nga Kurti e Deda, pasuria e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri është në vlerën prej 7 milionë eurove. Pasuri milionëshe ka edhe ish deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pastaj kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Murat Meha, etj e deri te pasuria 100 milionëshe e zëvendëskryeministrit në detyrë Ramiz Kelmendi.
Edhe pse paga mujore e tij i tejkalon 5 mijë euro, Kreu i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) Ardian Zalli ka deklaruar se nuk ka pasuri të paluajtshme dhe jeton në banesë me qira.
Deklarimi i pasurisë shpërfaqi edhe dukuri të tjera me të cilët janë përballuar zyrtarët e lartë.
Deputeti i LDK Naser Osmani, ua pa hairin familjarëve të tij, Osmani sipas regjistrit të pasurisë ka deklaruar se familjarët i dërgojnë remitanca prej 20 mijë deri në 30 mijë euro.
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, kishte deklaruar më pak pasuri në krahasim me deklarimin e një viti më parë. Pasuria e tij ishte më e vogël pasi Lekaj kishte deklaruar se është ndarë me vëllezër.
Në anën tjetër Kreu i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka deklaruar se ka shitur shtëpinë për t’i paguar avokatët për çështjet gjyqësore që janë duke u zhvilluar ndaj tij.
Deklarimi e pasurisë e bënë edhe zyrtarët e lartë të cilët ishin nëpër gjykatë për moskryerjen e këtij obligimi ligjor. Shukri Buja i cili ishte dënuar për me 4 muaj burg me kusht dhe 4 mijë euro gjobë, ka deklaruar pasuri mbi 700 mijë euro. Ai ka deklaruar madje se ka traktor me kredi. Nait Hasani tjetër deputet i cili ishte i akuzuar për mosdeklarim të pasurisë i cili më vonë u shpall i pafajshëm, ka kryer obligimin e tij ligjor ne deklarimin e sivjetmë. Pasuria e Hasanit dhe familjes së tij kalon 1 milion euro. Edhe deputetja nga radhët e minoriteteve Duda Balje që u shpall e pafajshme për mosdeklarim pasurie, tregoi se pasuria e saj dhe e bashkëshortit kalon 480 mijë eurot.
Nga deklarimi i pasurisë mund të zbulohet edhe se a marrin më shumë se një pagë zyrtarët e lartë dhe ku janë punësuar të afërmit e tyre.
Të dhënat e nxjerra të Institutit GAP tregojnë se nga 120 deputetë 45 për qind e tyre kishim më shumë se një burim të të ardhurave. Një pagë të dytë kishin 43 për qind e ministrave. Në Zyrën e Kryeministrit 13 për qind e zyrtarëve të saj kishin të punësuar bashkëshortet e tyre, 30 për qind nga të cilat në sektorin publik.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































