Lajme

Nga Parisi Kurti dërgon këtë mesazh

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 11 November 2021

Kurti po qëndron në Paris.

Kryeministri Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë.

Në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit patën mesazhe të shkurta përmes videove.

-Advertisement-

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti.

Përveç presidentit francez Emmanuel Macron si nikoqir, fjalim mbajti edhe zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera