Lajme

“Nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë” Detajet e Policisë për aksidentin tragjik në Kaçanik ku vdiq 22 vjeçarja

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 30 November 2024

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi mëngjesin e djeshëm në magjistralen Ferizaj-Hani i Elezit, ku si pasojë vdiq një 22-vjeçare.

Në raportin 24 orësh, thuhet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, ashtu që shoferja ka humbur kontrollin mbi veturë, ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë në humnerë, raporton Express.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Magjistrale Ferizaj –Hani Elezit  29.11.2024-07:28. Raportohet se viktima-vozitësja femër kosovare derisa ka qene duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veture, del jashtë rruge dhe bie në humnere. Si pasojë e lëndime të marra, viktima ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e konstaton ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera