Lajme

Nga pajisjet elektronike e deri të papuçet, këto janë gjësendet që kontrabandohën në burgje

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 13 October 2020

Mënyra të ndryshme përdorin familjarët e të burgosurve për të futur gjësende të ndryshme në institucionet korrektuese të vendit, aty ku të afërmit e tyre janë duke vuajtur dënimin që kanë marrë.

Shumë prej tyre përdorin pajisje të ndryshme elektronike, pantallona, xhaketa, atlete e madje edhe papuçe për të futur gjësende në burgje. Shërbimi Korrektues i Kosovës, (ShShK) përballet vazhdimisht me këto lloje të kontrabandës.

Zyrtari për informim i këtij institucioni, Florent Gashi thotë se tentimet për futjen e gjësendeve në institucionet korrektuese për të burgosurit ndodhin vazhdimisht.

-Advertisement-

“Kontrabanda në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit është tentuar të futet kryesisht nga familjaret e të burgosurve, ndërsa janë përdorur mënyra të ndryshme si, përmes të mbathurave, (patikeve, papuçeve), xhaketave, pantallonave, përmes pajisjeve të ndryshme elektronike, si TV, radiokasetofon, frigorifer, reshove, e po ashtu edhe duke u hedhur nga jashtë brenda”, ka deklaruar Gashi.

E telefonat mobil dhe substancat narkotike janë gjësendet më të shpeshta që u konfiskohen kryesisht familjarëve të të burgosurve.

“Zakonisht tentohet të kontrabandohen, telefona, substanca narkotike, USB, SD karta, shufra, mjete të mbrehta, etj.”, tha Gashi.

Në krahasim me vitin 2019 ku numri i kontrabandës në burgje ishte më i madh, përgjatë këtij viti ky numër është ulur.

Që nga fillimi i muajit janar të këtij viti e deri në shtator, oficerët korrektues në burgjet e Kosovës kanë arritur që të parandalojnë futjen e 89 telefonave, 67 adapterve, 58 sim kartelave, 47 narkotikëve, 29 mjete të mprehta, 17 Usb-Sd dhe një shufër.

Ndërkaq, në 12 mujorin e vitit të kaluar në institucionet korrektuese nuk kanë arritur të futen 179 telefona, 88 adaptera, 135 sim kartela, 31 raste me substanca narkotike, 24 mjete të mprehta, 5 thika, 17 Usb-Sd, 2 shufra si dhe 2770 euro dhe 100 franga

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera