Lajme

Nga ora 16:00 fillon rinumërimi i 1472 vendvotimeve

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 13 November 2019

Pas vendimit të PZAP për rinumërimin e 1472 vendvotimeve, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë këtë proces.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ tha për gazetën inFokus se numërimi fillon sot nga ora 16:00.

“Iu njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa” tha Elezi.

-Advertisement-

Për këtë vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk pati ndonjë ankesë në Gjykatën Supreme nga partitë politike./Gazeta InFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera