Lajme

Nga një muaj paraburgim për dy prizrenasit që tentuan të vrasin një person

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 03 June 2022

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 01.06.2022, ndaj të pandehurve A.Ç., dhe R.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale “vrasje në tentativë”.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Më datën 01 qershor, në orët e pasdite, në Prizren, me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin R.M., në atë mënyrë që për shkak të disa mosmarrëveshjeve paraprake e sulmojnë të dëmtuarin, i pandehuri R.G., duke e goditur me boks hekuri derisa i pandehuri A.Ç., duke e sulmuar e godet tri herë me thikë në pjesën e shpinës, si pasoj e së cilës i dëmtuari dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Prizrenit, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i njëjti përcillet në QKUK-në në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

-Advertisement-

Sipas Gjykatës, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, rrethanat dhe mënyrën që dyshohet se është kryer vepra penale, atë pandehurit mund të përsërisin veprën penale të mbetur në tentativë, apo të kryejnë vepër penale edhe më të rëndë.

“Andaj, nga të lartcekurat, caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës hetimore, dhe sigurimit të prezencës së të pandehurve në procedurë hetimore” thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera