Lajme

Nga një muaj paraburgim për 6 të dyshuar për posedim narkotikësh

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 28 April 2017

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit A.L, R.H., F.G., F.A., G.A., dhe F.S. shtetas të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit dyshohet se në Krushë të Madhe të Rahovecit, duke vepruar si anëtarë grupi, kanë blerë dhe përgatitur për transport dhe shitje, substanca narkotike, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga njësitet e DHTN-së në Ferizaj, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, më datë 25 prill 2017, janë gjetur dhe sekuestruar 184 kilogram e 39 gram substanca narkotike, të dyshuara si marihuanë, ndërsa më 26 prill 2017, në Bibaj të Ferizajt, janë gjetur dhe sekuestruar 128 kg substancë narkotike e dyshuar si marihuanë.

Po ashtu edhe në fshatin Cërnillë janë gjetur 12 kilogram substancë e dyshuar narkotik i llojit marihuanë. Sasia e narkotikëve të sekuestruar dyshohet se ka origjinën nga Shqipëria, ndërsa ka qenë e destinuar për eksport në shtetet e perëndimit dhe Turqisë. Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht në cilësinë e provave 22 telefon celularë, pesë vetura si dhe mjete dhe vegla të tjera të punës.

-Advertisement-

Me këto veprime të pandehurit A.L, R.H., F.G., F.A., G.A., dhe F.S. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 në paragrafi 1.1, të Kodit Penal të Kosovës.

Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të dyshuarve A.L, R.H dhe F.G prej datës 25 prill 2017 dhe do të zgjasë deri më 24 maj 2017, ndërsa për të dyshuarit F.A, G.A dhe F.S duke filluar nga data e arrestimit 26 prill 2017 dhe do të zgjasë deri më 25 maj 2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera