Lajme

Nga një muaj paraburgim dy serbëve që u kapën me municion duke hyrë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 01 June 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy serbëve të cilët janë arrestuar në kufi të Kosovës.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se personat në fjalë janë nisur për të hyrë në Kosovë për t’iu bashkuar protestës në veri.

Të njëjtëve u janë gjetur armë dhe municion.

-Advertisement-

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.J dhe I.S për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 138, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 si dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, nga neni 404 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”.

Gjyqtari i procedurës paraprake  pasi që i  ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve ka ardhur në përfundim se kërkesa për caktimin e paraburgimit e Prokurorisë Speciale, është e bazuar, andaj të njëjtën e ka aprovuar dhe të pandehurve S.J dhe I.S  iu ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit pẽr caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit S.J dhe I.S   kanë kryer veprat  penale për të cilat dyshohen dhe se janë plotësuar edhe kushtet e kërkuara me ligj për caktimin e paraburgimit”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera