Lajme

Nga një janari fillon aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar për mërgimtarët

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 31 December 2021

Nga data 01.01.2022, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulim e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021.

Pra, duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.

-Advertisement-

Byroja Kosovare e Sigurimit falënderon Qeverinë e Kosovës si dhe Bankën Qendrore të Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera