Lajme

Nga nesër lejohen vizitat në burgjet e Kosovës, por me disa kushte

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 27 September 2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 28 shtator 2021, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të ngushte të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.Gjatë vizitës, vizitori është i obliguar të prezantoi, Certifikatën e Vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ në Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë, ose testin i shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë.

Po ashtu, vizitorët gjatë qëndrimit brenda institucioneve korrektuese obligohen të bartin maskat mbrojtëse.Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

-Advertisement-

SHKK do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera