Fokus

Nga negociatat 8 orëshe deri te largimi i liberalizimit të vizave nga agjenda – gjithçka çfarë ndodhi pas takimit tre palësh në Bruksel

Autori: Samire Jaha 14:06 | 23 November 2022

“Takimi urgjent”, i thirrur nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, u bë për shkak të tensionimit të situatës në veri, shkruan Gazeta Infokus.

Borrell kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksadër Vuciq, që “… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi të hënën e 21 nëntorit edhe pas takimit tetë orësh të realizuar në mes të tyre dhe me ndërmjetësimin e kryediplomati evropian Josep Borell, dhe Emisarin për dialogun Miroslav Lajçak.

-Advertisement-

Në këtë takim fokus ishte situata e krijuar në veri e specifikisht për targat ilegale që operojnë në Kosovë.

Pak minuta para fillimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, Borrell ishte vonuar disa minuta por për të cilën ai u kujdes që të arsyetohej duke i thënë Kurtit se mbanë dy ora.

“Asnjëra nuk po punon janë sikurse ju dhe Serbia…”, i thotë Borrell, Kurtit.

Derisa Kurti ua kthen se “nuk janë të njëjta, janë në zona të ndryshme kohore”.

Një gjë e tillë bëri që Kurti dhe Lajçak të “shpërthejnë” në të qeshura, derisa Borrell po nxirrte nga xhepi orët për të cilat po fliste. E ku këtë gjë ai e vazhdoi edhe brenda kur u ulën në tavolinën e takimit së bashku me Kurtin e Lajçakun duke thënë se “Mendoja të të thirrja ty nga Uzbekistani, ishte ora 5:00…”, i thotë kryediplomati evropian Kurtit.

Mirëpo një batutë të tillë nuk e bënë edhe me presidentin serb, pasi që ai në disa video të publikuara shihet të jetë fytyrë ngrysur.

E ky takim në këtë formë zgjati hiq më pak se 8 orë, derisa Vuçiqi kishte dalë nga takimi për të hedhur një lojë shah, Kurti vazhdonte bisedimet.

“Duke pritur që të përfundojë takimi bilateral ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit”, ishte përshkrimi i tij afër fotografisë.

E Përderisa në Bruksel zhvillohej takimi 8 orësh, në vendin tonë partia në pushtet po e përkrahnin e po i jepnin mbështetjen e tyre, saqë filluan edhe një fushatë në rrjetet e tyre sociale.

“#meKryeministrin

#RKS”, është hashtagu të cilin e publikuan në faqen e tyre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e anëtarët e kësaj partie.

I pari që e nisi ishte zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka e më pas këtë hashtag në përkrahje të Kurtit e kanë publikuar pothuajse të gjithë deputetët e militantë të LVV-së.

Më në fund takimi i tejzgjatur përfundoi e po priteshin deklaratat e palëve. Megjithatë ishte  Borrel ai i cili në një konferencë për media tregoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot. Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”, u shpreh ai.

Po ashtu, Borrel në deklarimet e tij ka kritikuar Kosovën se nuk është duke i respektuar obligimet ndërkombëtare.

“Mungesa e marrëveshjes sot do të thotë se ne duhet të shkruajmë konkluzionet se si po shkon ky proces. Do të informoj kolegët në takimin e ministrave për sjelljen e dy palëve dhe mungesën e respektit për obligimet legjitime ndërkombëtare, dhe më duhet ta them se kjo shkon veçanërisht për Kosovën, e di se kjo tingëllon si sinjal politik negativ”, tha Borrell.

Një gjë tjetër që ka theksuar ka qenë edhe tensionimi i situatës në veri e që sipas tij në rast të tensionimit të situatës në veri, Policia e Kosovës nuk është e mjaftueshme për të ruajtur sigurinë.

E po ashtu ai ka thënë se KFOR-i nuk mund të kryejë punën e policisë së Kosovës, për shkak se për këtë nuk ka mandat dhe as kapacitete.

“Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë në vend, por fatkeqësisht nuk është e mjaftueshme. Dhe kjo nuk është gjë e mirë për sigurinë në vend. Aktualisht një situatë shumë fragjile. Po ne kemi një mision atje kemi misionin e EULEX-it, por natyrisht edhe forcat e KFOR janë prezentë por ato nuk mund të marrin përsipër rolin e policisë së Kosovës, nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre”, ka thënë Borrell pas takimit 8 orësh me dy liderët.

Ai madje i ka dërguar një mesazh Kurtit duke thënë se rendi dhe ligji nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensione në mes të shteteve.

“Rendi dhe ligji nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensione dhe eskalime. Por duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të arritura vite me parë në dialog, të ndërmjetësuar nga ne. BE-ja dhe anëtarët e saj kanë bërë vazhdimisht thirrje të mos ketë eskalim të situatës dhe ky takim sot ishte për përgjegjësinë e liderëve që urgjentisht të de-përshkallzojnë situatën dhe të arrijnë stabilitet në rajon më e rëndësishmja të preventohen pasojat e rënda të mundshme dhe kriza në rajon”, ka shtuar Borrell.

LEXO EDHE: Borrell: S’ka marrëveshje për targat në Bruksel – propozimi jonë u pranua nga Vuçiq por jo nga Kurti

Tutje ka thënë se situata në mes të Kosovës e Serbisë po del të jetë më e tensionuar tani sesa në gusht kur ka pasur bllokim kalimi në veri.

“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.

Nërkaq edhe presidenti serb e tha që nuk e dinë arsyen se pse nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”. “Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb. “Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve të hënën në Bruksel.

I fundit që u deklarua për media ishte i pari i ekzekutivit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Atë propozim si bazë të mirë për të zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve siç këtë e bën Qeveria e Kosovës…Gjobat të pezullohen të vazhdojnë vetëm qortimet ndërkaq në anën tjetër Serbia të pushojë me prodhimin e targave në Serbi që kanë për dominim Kosovën. Natyrisht për neve nuk është e pranueshme nëse nuk ka dakordim që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalitim të plotë të marrëdhënieve”

“Me keqardhje mund të them se ndërmjetësit, Borrell, hoqi dorë nga afati marsi vitit 2023 dhe nga propozimi i BE për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vet e kanë porpozuar dhe në anën tjetër propozimimi është i BE. Kur u takuam në Paris, Borrell tha se nuk është i propozim franko-gjerman, por i BE-së, i mbështetur nga ta. Ai hoqi dorë nga propozimi i BE për normalizim të plotë të marrëdhënie Kosovë-Serbi. Unë jam i gatshëm të zvhilloj takime me rendin e njejtë, marrëveshje finale që ka njohjen reciproke në qendër dhe çështjet aktuale si puna e targave, nuk bën njëra pa tjetrën”, u shpreh Kurti para mediave.

Mirëpo pas deklarimit të tij, Kurti nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët duke u arsyetuar se duhet të shkojë në aeroport.

“Më duhet të shkoj në aeroport”, kishte thënë shkurt Kurti dhe u largua.

LEXO EDHE: Kurti:Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

E në lidhje me këtë deklaratë i është kundërpërgjigjur Kurtit, Borrell ku ka thënë se nuk ka pasur asnjë dorëheqja nga ana e tij.

Këtë reagim të tij diplomati e ka sjellur përmes zëdhënësit Peter Stano.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi i saj për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA, janë të pavërteta. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht prapa këtij propozimi dhe inkurajon palët të bien dakord për tekstin sapo të jenë gati t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë në gjendje të shkojnë drejt zgjidhjeve evropiane. Ajo që tani është kryesore është që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprim të menjëhershëm nga të dyja palët – Kosova të mos fillojë të shqiptojë gjoba dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Të mos vendosë gjoba. Nuk mund të ketë negociata …. në prezencën e një kërcënimi dhune”, u shpreh Peter Stano.

Në po të njëjtën ditë, presidenti serb ka paralajmëruar një takim me serbët e Kosovës për të diskutuar për takimet në Bruksel.

Vuçiq ka thënë se situata është në prag të konfliktit.

“Ne kemi marrë informacionet e fundit të inteligjencës pak më parë dhe situata është shumë e vështirë, fjalë për fjalë në prag konflikti. Dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se nuk do të vuajnë më dhe që të gjithë të vdesin, por jeta e secilit prej tyre dhe e çdo njeriu është më e rëndësishme për ne se çdo gjë tjetër dhe se ata duhet ta kuptojnë kërkesën tonë. Prandaj do të qëndroj deri vonë sonte”, tha Vuçiqi në një fjalim drejtuar qytetarëve pas kthimit të tij nga Brukseli, ka raportuar mediumi serb raporton Tanjug.

Edhe pas shumë reagimeve, kritikave por edhe përkrahje për Kurtin, atij iu kërkua edhe njëherë shtyrja e afatit për gjobat për targa por këtë herë për dy ditë.

Këtë kërkesë kryeministri e ka pranuar natën vonë duke thënë se e pret që gjatë këtyre 48 orëve të ketë një zgjidhje të përbashkët.

“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Twitter.

E pas pranimit të kësaj kërkese situata në veri të vendit ka qenë e qetë, mirëpo Lista Serbe ka njoftuar se do të ketë një protestë sot me fillim nga ora 15:00 ku do të mbahet takimi i madh i “të gjitha grave dhe të gjitha nënave” serbe që jetojnë në Kosovë. Në këtë tubim pritet që të dërgohen mesazhe paqeje.

Ndërkaq, Kurti kishte përsëritur deklaratën e tij duke thënë se roli i SHBA në dialog është i jashtëzakonshëm duke falënderuar ambasadorin e SHBA në Kosovë Jeff Hovenier.

“Sidomos Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falënderoj për këtë, roli i tij është gjithmonë pozitiv, konstruktiv, tash ai po bënë përpjekje maksimale, pra SHBA e sidomos ambasadori. Ata janë në kontakt me Brukselin dhe që prej se perëndoi takimi i fundit atje 8 orësh në kuadër të bisedimeve, unë nuk kam komunikuar me Borrelin dhe e ritheksoi me keqardhje se ai e braktisi propozimin franko gjerman, propozimin e BE duke thënë se duhet ta kemi një dakordim për targat, nuk mjafton dakordimi për targat….”, ka thënë Kurti.

Përsëri. Josep Borell nuk heshti. Ai me një deklaratë ku ju është drejtuar edhe Kurtit por edhe Vuciqit se në dialogun në mes tyre BE-ja nuk është vetëm ndërmjetësues po janë edhe më shumë.

“Ne nuk jemi ndërmjetës, jo arbitër, jemi shumë më tepër se kaq sepse të dy duan të bëhen anëtarë të BE-së dhe kemi një kapacitet të levës”, ka thënë Borell në një intervistë.

Ndërkaq kujtojmë se sot Serbia ka filluar të respektojë marrëveshjen e BE-së për targat, ku kanë pezulluar lëshimin e targave ilegale që operojnë në Kosovë.

Përderisa nga situata e krijuar në veri e për shkak të targave, sot është hequr nga agjenda diskutimi për liberalizimin e vizave.

LEXO EDHE: Presidenca çeke e konfirmon për Infokus se çështja e liberalizimit të vizave u hoq nga agjenda për shkak të targave

Këtë e kanë konfirmuar për Infokus nga presidenca çeke, ku kanë thënë se “Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, nuk është e përshtatshme ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve]”.Mirëpo sipas zëdhënëses Eva Hrncirova, çështja e vizave do të jetë në agjendën e javës së ardhshme derisa ka thënë se “Presidenca çeke bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E sanksione të tilla po raportohet të ketë edhe për Serbinë. Ato pritet të jenë ndalja e negociatave me BE-në dhe fondet evropiane.

Në lidhje me këtë çështje Kurti ka folur edhe sot. Ai para gazetarëve shpalosi edhe disa detaje nga takimi tre palësh ku sipas tij në ftesë thuhej se marsi i vitit 2023 do të jetë fundi i bisedimeve por që kjo ndryshoi me të arritur në Bruksel.

“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruar unë e ka shkruar Brukseli në ftesë. Në ftesën e Brukselit ?”draft statement” që synohej në fund të bëhej publike, është paragrafi kur thuhet se bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Andaj edhe kam shkuar. Për herë të parë ka afat, dhe e dini se çfarë kam kërkuar unë aty që të jetë shkurti i vitit 2023. Pse të jetë marsi kur mund të jetë shkurti? Ma shpejtë ma mirë”, ka thënë Kurti.

“Jo tha nuk bën shkurti por marsi, unë thashë shkurti ata thanë marsi. Në fund unë pranova thashë po e lejmë marsin, po ata e lanë krejt. Çfarë të bëj, pra në ftesë është nuk është marsi ftesë e imja. “before march” thotë aty. E në fakt unë kisha qef me e qit para shkurtit që i bjen janari. Para një marsit me u bë marrëveshja mua ashtu më kanë ftuar me atë ftesë”, shtoi ai.

Ndryshe shtyrja e afatit për gjobat e targave ilegale që operojnë në Kosovës, përfundon nesër (e enjte). /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera