Rozë

Nga ndarja me Andin tek aludimet për një lidhje me Majk, rrëfehet Melisa

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 14 July 2022

Melisa Lleshi është një emrat më të përfolur të kohëve të fundit si pasojë e ndarjes së saj nga Andi dhe aludimit për një lidhje të re me këngëtarin e njohur Majk.

Për ti sqaruar të gjitha këto aludime Melisa ka qenë e ftuar në një intervistë për “Pardon My French” në Top Albania Radio. Gjatë intervistës Melisa ka zbuluar dhe planet për të ardhmen e saj në tregun muzikor.

Melisa është pyetur nëse teksti i këngës së fundit të saj ka qenë një dedikim për Andin?

“Kënga është shkruar për të gjitha vajzat. Po ta analizosh këngën, çdo fjali apo çdo dy fjali është një histori ndryshe dhe nuk besoj që ka vajzë që pas ndarjes nuk e gjen veten në atë këngë.”-tha Melisa dhe duket qartë që përgjigjja është jo.

E pyetur se cila ka qenë arsyeja e ndarjes së saj me Andin dhe si po e kalon këtë periudhë post-ndarje Melisa tha se kjo ishte më e mira për të dy.

“Sepse ishte më e mira(Ndarja). Ishte e kam thënë dhe po e them dhe do vazhdoj ta them, unë meritoj më shumë. Tani kam kohën time për muzikën, ai ka kohë për të bërë gjithë gjërat e tij dhe i uroj më të mirat. Jam nonstop në studio me kolegët e mi, jam dhe me bashkëpunime. Më ka ndihmuar shumë muzika. Ishte një derë për mua ‘Për’Puthen’. Po tani i jam futur shumë me kokë, po i marr gjërat me zor.”

“Kam punuar deri në dimër. Kam dy bashkëpunime, në fakt janë tre po dy i kam me po të njëjtin person. Një prej tyre është i huaj. Ishim tipe të njejta në paraqitje, në karakter dhe u gjetëm shumë mirë. Artisti shqiptar është Bala. Unë i kam hyrë muzikës përveç pasionit i kam hyrë dhe si punë, është punë për mua. Unë dua të fitoj nga kjo gjë, çfarë përfitimi kam unë nëse i blej,” tha Melisa për sa i përket planeve të saja në muzikë.

Ndërsa për lidhjen e shumë përfolur me Majk, Melisa konfirmoi dhe njëherë që mes tyre nuk ka asgjë më tepër sesa miqësi.

“Jo(Nuk ka asgjë). Madje na çuan edhe në hotel. Ka qenë dhe një rastësi kur jemi takuar. Madje dhe te fotot duket që gjithësecili është në punën e tij, thjesht jemi përshëndetur. Jemi njohur nga rrjetet sociale, thjesht kemi thënë suksese edhe kaq, gjëra shumë normale që fliten mes kolegësh.”

E nëse do të merrte pjesë në ‘BBV2’, Melisa e ka lënë të hapur si mundësi duke mos e konfirmuar por as nuk e ka mohuar.

“Nuk e di të them të drejtën. Duke ditur eksperiencën time në ‘Për’Puthen’ nuk e kam përjetuar dhe aq mirë. Tani jam gati dhe them mund të përballoj çfarëdolloj gjëje që ka të bëjë me famën po ajo ideja e të qëndruarit mbyllur, duhet të lë shumë gjëra pezull. Nuk e di po do ta mendoja”./iconstyle.al

Të tjera