Lajme

Nga muaji shkurt fillon verifikimi i statusit të viktimave seksuale gjatë luftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 30 January 2018

Nga data 5 shkurt do të filloj aplikimi për njohjen dhe verifikim e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kështu bëri të ditur kryesuesja e Komisionit Qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, Minire Begaj gjatë lansimit të fillimit të procesit të aplikimit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj shprehu gatishmërinë e tij si dhe qeverisë që drejton për të avancuar në përmbushjen e detyrave nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces.

-Advertisement-

Sipas tij, Qeverisë i duhet mbështetje nga shoqëria civile si dhe organizatat të cilat kanë mundësi dhe të drejtë të japin kontributin e tyre për këtë çështje.

Haradinaj gjithashtu bëri thirrje për kuraje dhe guxim për të gjithë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftë në Kosovë që ta gëzojnë të drejtën e tyre që iu takon me ligjet e Kosovës.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që ta gjejnë kurajën, guximin, forcën që ta gëzojnë këtë të drejtë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera