Rozë

Nga mospagesa për marrëdhënie e deri te kërcënimi për djegie me acid në fytyrë, rikthehet në vëmendje afera e Edona James me Stefan Effenberg

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 18 November 2023

Transgjinorja Edona James është kthyer në një prej personazheve më të përfolur të momentit në mediat shqiptare.

E krejt kjo falë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ku prej disa javësh është votuar si një prej banoreve më të preferuara të publikut.

Megjithëse daljet në mediat shqiptare i ka pasur të pakta, Edona nuk ka qenë një emër i panjohur për publikun gjerman.

-Advertisement-

Përveçse kishte marrë pjesë në Big Brother të Gjermanisë, bukuroshja nga Suhareka ishte bërë e famshme edhe për aferën e saj të dikurshme me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.

Media gjermane Libertatea, kishte shkruar disa vite më parë se si Edona kishte pretenduar se nga viti 2010 deri në vitin 2013 kishte bërë seks disa herë me ish-futbollistin e madh gjerman Stefan Effenberg, por që nuk është paguar kurrë “sa duhet” për përballjet e dashurisë.

“Ky njeri më përdori seksualisht, e përdori trupin tim, por, ja! Zotërisë Effenberg gjithçka i lejohet”, kishte deklaruar bukuroshja për mediat gjermane në vitin 2015.

“Për shkak të zotërisë Effenberg, unë u desh të shkoja te psikologu. Kurrë nuk më paguante sa duhet, sepse çdo herë ishte nën ndikimin e drogës”, theksoi Edona James në paraqitjen e saj përpara gjykatës në Munchen.

Stefan Effenberg (Foto: Max Maiwald/DeFodi Images via Getty Images)

Edona James shtoi se Stefan Effenberg, që i detyrohej asaj 5,000 euro, e ka kërcënuar me reprezalje, nëse do të bënte publike gjithë këtë skandal.

“Më tha se do të më hidhte acid në fytyrë, nëse nuk e mbyll gojën”.

Edhe pse me këto zbulime, gjykata nuk i dha të drejtë Edona James aso kohe, por ajo ka njoftuar se do të apelojë.

Gjithashtu, transgjinorja nga Kosova kishte rrëfyer edhe se si kishte kryer marrëdhënie seksuale me Effenbergun në vilën e tij, edhe pse aty ishte edhe Claudia, bashkëshortja e ish-futbollistit.

“Effenbergu më tha se Claudia e dinte dhe nuk duhet të shqetësohesha, sepse ata kishin një martesë të hapur”.

Stefan Effenberg dhe Claudia Effenberg (Foto: Target Presse Agentur Gmbh/WireImage)

Stefan Effenberg, fituesi i Ligës së Kampionëve në vitin 2001 me Bayern München, është një ndër lojtarët më kontroversë në historinë e futbollit gjerman.

Në vitet ’90, pasi u nda nga ish-bashkëshortja e tij, filloi një aventurë me Claudian, e cila atëherë ishte gruaja e Thomas Strunz, shokut të tij të ekipit në Bayern.

Stefan dhe Claudia u martuan në vitin 2004. Në Kampionatin Botëror të vitit 1994, Effenberg u tregoi gishtin e mesëm tifozëve që e fërshëllitën për lojën e dobët, duke bërë që zyrtarët e Kombëtares së Gjermanisë ta dërgonin atë në shtëpi.

Në vitin 2001 u akuzua se kishte sulmuar një grua në një klub nate, ndërsa në vitin 2002 deklaroi në një intervistë për revistën “Playboy” se të papunët në Gjermani ishin shumë të përtacë për të kërkuar punë, gjë që acaraoi popullin gjerman në atë kohë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera