Rozë

Nga modele në pastruese! Ylli 28-vjeçar braktis karrierën për të pastruar tualete të pista dhe shtëpi të mbushura me… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 20 May 2022

Një modele, e cila e filloi karrierën e saj të modës në moshën 16-vjeçare, ka vendosur që të lërë pasarelat dhe të nisë punë si pastruese, duke ndihmuar në transformimin e shtëpive të pista të mbushura me insekte, të cilat u përkasin njerëzve që luftojnë me sëmundje mendore.

Ajo është Ellen Milgrau nga Brazili, e cila tashmë është kthyer në vullnetare si pastruese specialiste për të pastruar me themel shtëpitë e personave që vuajnë nga depresioni.

Këta persona, për shkak të sëmundjes, janë të paaftë për të zotëruar edhe detyrat më të vogla të përditshme, duke përfshirë pastrimin dhe rregullimin.

-Advertisement-

Çdo javë, 28-vjeçarja ndihmon në transformimin e këtyre shtëpive dhe puna herë pas here përfshin edhe pastrimin e tualeteve të ndotura e deri te heqja e mobilieve të mbushura me insekte dhe krimba.

“Daily Mail” shkruan se edhe ajo ka luftuar me problemet e saj të shëndetit mendor, si depresioni, për më shumë se një dekadë. Por ajo vendosi që duhej të ndryshonte jetën e saj për të mirën e vet.

Pikërisht atëherë ajo vendosi të hapë kompaninë e saj, Milgrau Cleaning, përmes së cilës synon të ndihmojë njerëzit e tjerë që vuajnë nga sëmundje mendore, duke i dhënë gjithashtu vetes një nxitje të shëndetit mendor.

Duke folur për frymëzimin e projektit, Ellen tregoi se ideja i ka ardhur duke biseduar me një mik që gjithashtu vuan nga depresioni. Ajo thotë se dyshja po bënin “shaka të lehta” rreth “kalimit të gjithë ditës duke pastruar’”.

Megjithatë, vetëm disa ditë më vonë, miku i saj i telefonoi Ellen dhe e pyeti nëse ajo mund t’i jepte një dorë me pastrimin e hapësirës së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera