Lajme

Nga Mitrovica e Jugut në Gjilan: Çfarë tha Kurti për aksidentin e eskortës së tij

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 11 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar në Gjilan për aksidentin e makinës së eskortës së tij, ku Kurti s’ka qenë brenda asaj makine.

Kurti ishte në kampin e Policisë në Belvedere e pastaj kishte tubim në Gjilan.

Por ky aksident e ka vonuar atë në tubimin për një vjetorin e qeverisjes së Alban Hysenit në Gjilan.

-Advertisement-

“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, ka deklaruar Kurti.

E këtë aksident për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera