Rozë

Nga “Mirësevjen në shtëpinë tonë”, te “shpëtove nga ajo psikopate”, pse ndryshoi mendim Genta Cana për Fifin?

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 25 October 2021

10 ditë më parë, Genta Cana u shpreh se raportin e Granitit, vëllait të saj, me Fifin po e sheh si mjaft serioze.

E ftuar në emisionin e Bieta Sulës, moderatorja e sportit tha se i uron mirëseardhje në shtëpinë e sajm, Fifit.

“Unë si kunatë vetëm mund t’i them Fifit: Mirë se erdhe në shtëpinë tonë, çfarë mund t’i them tjetër”, u shpreh Cana duke qeshur, derisa shtoi se diçka mes tyre po lind, dhe që duket se e kanë goxha seriozisht.

Por, nuk ka vonuar shumë ditë, gjatë ditës së djeshme, ajo ka shpërthyer kundër Fifit përmes një shkrimi në Instagram, duke thënë krejtësisht të kundërtën e asaj që e tha javën e kaluar për këngëtaren.

Në postimin e saj të bërë, ajo ka shkruar se vëllai i saj ka shpëtuar nga Fifi pasi i tha të mbesin vetëm shokë, derisa e quan psikoapte e të sëmurë mendore.

“Granit, Ti je brenda por une nga jashtë e luftova fuqishëm ‘lidhjen’ tuaj, luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda si jasht, mu kundervun, më shan, me fyen! Përse?! Sepse tek ty pash diçka tjetër më dikë tjëtër! Të gjithë pan një Sem&Donald, ndërsa unë nga momenti par të pash ty dhe Semin! Do dalin këto fjal e ti vllai rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo psikopate, maniake, e semure mendore dhe nje njëri shumë i ult dhe i vogel!! Forca Granit të do Shqipëria, te do Kosova!”, shkroi Genta Cana, por që ky postim u largua shumë shpejt nga llogaria e saj në Instagram.

Pas mesazheve të shumta që ajo kishte marrë, moderatorja zbutet sërish, duke shkruar se nuk ka asgjë kundër Fifit.

“Hej hej njërëz qetësohuni. Merreni pak më shtruar punën e Big Brother. Më kemi bombarduar me mesazhe. Asgjë nuk kam kundër Fitit si person dhe si këngëtare. E respektoj cfarëdo ndjenje mes tyre, qoftë shoqëri apo diçka tjetër dhe zgjedhja i takon atyre se janë dy të rritur. Po për lojë brenda BB duket se po dëmtojnë njeri tjetrin”, shkruan motra e Granitit.

Ndryshe, Graniti tanimë ia ka bërë të qartë Fifit se e sheh thjesht si shoqe apo motër, por jo se do ketë diçka më shumë me të.

Të tjera