Lajme

Nga minuta në minutë përshkallëzohet situata në selinë e PD-së në Tiranë

Autori: Islam Morina 12:40 | 08 January 2022

Pamje të shëmtuara kanë zënë vend në ekranet televizive, pas eskalimit të protestës së organizuar nga Sali Berisha.

Përkrahës të tij tashmë kanë filluar që dhunshëm të tentojnë të hyjnë në ambientet selisë blu, shkruan Gazeta Infokus.

Përderisa edhe nga brenda selisë kanë pasuar reagimet ku është përdorur gazi lotsjellës në tentativë për të parandaluar hyrjen e dhunshme të përkrahësve të Berishës.

-Advertisement-

Ndërkohë që në një prononcim të mëhershëm të Sali Berishës për media edhe pse në sytë e tij po zhvilloheshin veprime të dhunshme për thyerjen dhe hapjen e dyerve të selisë së PD-së, ai i mohoi këto akte dhune e vandalizmi duke thënë se dyert u hapën vetë.

Situata atje po eskalon nga momenti në moment, përderisa Policia e shtetit, e pozicionuar para kryeministrisë nuk kanë marrë deri tash kurrfarë veprimi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera