Sport

Nga Mbappe e te Haaland, 14 yjet që kanë idhull CR7

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 12 October 2020

Nuk ka diskutim se Cristiano Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Legjenda portugeze ka arritur deri më tani t’i fitojë plotë pesë Topa të Artë, derisa ka fituar tituj në Angli, Spanjë dhe Itali.

Këtu hyjnë edhe trofe si ai i Kampionatit Evropian në vitin 2016 dhe Liga e Kombeve në vitin 2019.

-Advertisement-

Ronaldo, që mbush 36 vite në shkurtin e vitit të ardhshëm, ndër vite ka inspiruar shumë lojtarë të rinj që e kanë pranuar publikisht.

Gjatë përballjes të së dielës në javën që shkoi, Portugalia kishte përballë Francën në kuadër të Ligës së Kombeve, dhe Ronaldo e Mbappe kanë ndarë një moment mjaftë të bukur në pjesën e parë.

Pas ndeshjes së zhvilluar, Mbappe ka bërë një postim në Twitter, duke përshkruar portugezin si Idol të përcjell me një emoji si G.O.A.T.

Francezi ndër vite ka treguar simpatinë që ka për talentin e Ronaldos dhe e ka pranuar publikisht se do dëshironte të kishte një karrierë të pasur si CR7.

Por, më poshtë mund t’i shikoni lojtarët që po ashtu e kanë idolizuar yllin e Juventusit për mënyrën se si luan:

Erlign Haaland

“Do të dëshiroja ta takoja dhe t’i them se fal tij jam bërë një futbollist. Për mua ai gjithmonë do jetë një model se si arrihen gjërat”, kishte thënë më parë norvegjezi.

Marcus Rashford

“Për mua, nuk ka inspirues më të madh te Cristiano Ronaldo”, kështu kishte thënë sulmuesi i Manchester United në vitin 2018.

Matthijs de Ligt

“Kam ardhur në përfundim se gjithmonë kam dashur të jem aty ku është Cristiano Ronaldo, kur isha duke luajtur futboll në kopsht”, ka thënë mbrojtësi holandez që tani luan së bashku me portugezin te Zonja e Vjetër.

Joao Felix

“Cristiano është idoli im që nga fëmijëria, ai është një shembull për gjithçka dhe për mua vazhdon të jetë më i miri në histori të futbollit”, ka thënë bashkëkombësi që luan te Atletico Madridi.

James Maddison

“Idoli im është Cristiano Ronaldo dhe gjithmonë i kam shikuar paraqitjet e tij kur isha ri, pasi isha më shumë tifoz i Manchester United”, ka thënë mesfushori i Leicester Cityt.

Harry Kane

“I kam kërkuar fanellën. Ronaldo është një model i madh për t’u ndjekur dhe natyrisht se shkëmbyem fanellat”.

Vinicius JR

“Cristiano është idoli im dhe gjithmonë do jetë”, ka thënë sulmuesi i Real Madridit derisa kishte festuar në stilin e portugezi kur ky i fundit u rikthye për herë të parë në Santiago Bernabeu që pas largimit në drejtim të Juventusit.

Mason Mount

“Gjuajtjet e lira i kam mësuar nga ai dhe gjithmonë gjuaj sikurse ai. Ronaldo është njëri ndër më të mirët në histori të futbollit”, ka thënë mesfushori i Chelseat”.

Lojtarët që e kanë shprehur publikisht se e idolizojnë Ronaldon janë edhe emra si, Gabriel Martinelli, Raheem Sterling, Bukayo Saka, Justin Kluivert dhe Bruno Fernandes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera