Fokus

Nga kush informohen kosovarët? (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 12 February 2019

Qytetarët e Kosovës më shumë informohen përmes televizioneve se medieve tjera.

Bazuar  në të dhënat e hulumtimit të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mbi 22 për qind e kosovarëve informohen vetëm përmes televizionit publik.

Ndërkaq 44 për qind e qytetarëve janë deklaruar se burim të informimit i kanë televizionet tjera private.

-Advertisement-

Sipas QKSS, burimi i dytë i informimit në Kosovë mbeten mediet online, përmes të cilave informohen 19 për qind e kosovarëve, shkruan gazeta inFokus.

E gazetat kanë lexueshmëri shumë më të ulët. Vetëm 2 për qind e qytetarëve ende i shohin si burim informimi gazetat, aq sa edhe radiot.

Kurse, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë deklaruar se informohen nga shokët ose në rrjetet sociale. Në këtë kategori hyjnë 6 për qind e të deklaruarve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera