Lajme

Nga koalicioni “i shpresës” në koalicionin “e dëshpërimit”

Autori: Hateme Smajli 21:28 | 28 January 2020

Koalicioni i shpresës po kthehet ngadalë në koalicionin e dëshpërimit, shkruan gazeta inFokus.

Me gjithë përpjekjet e sotme për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion në mes të VV-së dhe LDK-së kjo gjë përsëri nuk ndodhi e këtu nuk bëri punë as pjesëmarrja e ndërkombëtarëve.

Sipas lidervë të VV-së dhe LDK-së, Albin Kurti e Isa Mustafa ata bënë përpjekje por marrëveshja sërish nuk u bë.

-Advertisement-

E Vetëvendosje akuzoi LDK-në për mos arritjen e koalicionit sepse kjo e fundit nuk hoqi dorë nga oferta e saj.

Ndërsa LDK-ja tha se oferta e tyre është ajo që shpreh më së miri vullnetin e qytetarëve.

Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë marrëveshje të tipit merre ose lëre, shkruan gazeta inFokus.

E Isa Mustafa vazhdon të mbrojë qëndrimet e tij dhe të partisë për një ofertë që sipas tyre është më e mira dhe presin vetëm që VV-ja të pranojë atë.

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 3 muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve këto dy parti ende nuk po arrijnë të gjejnë “mesin e artë”.

Ndërsa “mollë sherri” deri më tani kanë qenë njëherë posti i Presidentit kurse tani posti i kryeparlamentarit.

Partitë po vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën dhe për secilën oferta e tyre është më e mirë se e tjetrës, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin krijimin e institucioneve të reja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera