Lajme

Nga kjo distancë u krye vrasja masive në Las Vegas

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 03 October 2017

”Mandalay Bay” është hoteli, resorti zona e të cilit u shndërrua në vend krimi, pasi një 64 vjeçar qëlloi me automatik duke lënë të vdekur 59 persona në Las Vegas.

Rreth 20 mijë persona ishin pjesë e një koncerti treditor që ishte organizuar, ndërsa përveç viktimave pothuajse 500 të tjerë mbetën të plagosur dhe u nxituan në spitale.

64 vjeçari, Stephen Paddock ishte i vendosur në katin e 32-të të hotelit ”Mandalay Bay”, ndërsa kur policia sulmoi dhomën e tij pak para mesnatës, ai u vra nga një plagë me armë zjarri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera