Lajme

Nga këto komuna vijnë 187 rastet e reja me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 13 July 2020

Sot më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640.

Rastet pozitive janë nga:

komuna Prishtinë 92 raste,
komuna Pejë 12 raste,
komuna Gjakovë 12 raste,
komuna Lipjan 11 raste,
komuna Drenas 8 raste,
komuna Fushë Kosovë 8 raste,
komuna Mitrovicë 6 raste,
komuna Ferizaj 5 raste,
komuna Vushtrri 4 raste,
komuna Suharekë 4 raste,
komuna Obiliq 4 raste,
komuna Gjilan 3 raste,
komuna Malishevë 3 raste,
komuna Prizren 3 raste,
komuna Podujevë 3 raste,
komuna Skenderaj 2 raste,
komuna Klinë 2 raste
dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.

Të tjera