Lajme

Nga këto komuna janë rastet pozitive me COVID-19, 349 vetëm në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 19 November 2020

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 807 raste të reja me koronavirus.

Komuna e Prishtinës prin me numrin më të madh të rasteve.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 349 raste, Podujevë 56 raste, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok”, njofton IKSHPK

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 32.022 raste nga 125.792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera