Lajme

Nga këto komuna janë rastet me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 25 November 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 704 kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Komuna e Prishtinës tash e një kohë është duke prirë për numrin më të madh të raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë 271  kanë dalë të jenë të infektuar.

Komuna e dytë është ajo e Pejës me 46 raste, ndërsa komuna e tret është ajo e Fushë-Kosovës me 41 raste.

-Advertisement-

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera