Lajme

Nga këto komuna janë 568 rastet e reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 03 March 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 4 raste të vdekjes dhe 568 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 295 pacientë janë shëruar.

Prishtina është komuna me më së shumti raste ku kanë rezultuar 233 raste pozitive brenda 24 orëve. Pas kryeqytetit është Peja 47 raste, Gjakova 29 raste, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.

-Advertisement-

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Pejë 47 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 28 raste, Lipjan 26 raste, Podujevë 23 raste, Kamenicë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Ferizaj 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Viti 12 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 11 raste, Suharekë 10 raste, Skenderaj 9 raste, Deçan 7 raste, Prizren 7 raste, Kaçanik 5 raste, Shtime 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kllokot, Malishevë, Novobërdë dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera