Lajme

Nga këto komuna janë 172 rastet e reja me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 10 August 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 172 raste të reja me COVIDD-19 në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Numri i të infektuarve aktiv ka arritur në 4 mijë e 20.

Ndërsa edhe 14 persona kanë humbur jetën nga virusi COVID-19. Ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 341.

-Advertisement-

Rastet e reja janë nga këto qytete:

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera