Lajme

Nga janari, hyrja në Brezovicë bëhet me pagesë

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 30 December 2017

Nga janari i vitit 2018 do të vendoset përsëri laura në hyrje të Qendrës Turistike të Brezovicë, por kësaj here nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Me vendosjen e kësaj laure, qytetarët të cilët vizitojnë qendrën e skijimit në Brezovicë do të paguajnë një shumë simbolike dhe ato mjete për dallim nga e kaluara, do të shfrytëzohen për t’i paguar punëtorët, të cilët do të kujdesën për mjedisin në këtë qendër, raporton KTV.

Sipas Albena Reshitajt, ministre e Mjedisit, kjo po bëhet për shkak se shpesh shumë njerëz të paautorizuar kanë detyruar turistët që të paguajnë për hyrje dhe parking, shuma të ndryshme.

-Advertisement-

Vizitorëve, të cilët nuk jetojnë në Kosovë, po u pëlqen ideja.Por, disa të tjerë thonë se vendosja e kësaj laure do t’ua dëmtojë në bizneset.

Përveç kësaj, në të kaluarën vizitorët shqiptarë janë ankuar gjithmonë që po diskriminohen nga serbët, të cilët zhvillojnë biznese në këtë Qendër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera