Nga humori te aktiviteti mendor! Si ndikon kafeja te ju?
Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 14 January 2020
Kafeina është një stimulues i fortë për trurin. Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon te humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë se si ndikon kafja dhe përgjithësisht kafeina në disa aspekte të shëndetit mendor.
Ndikimi I Kafeinës Te Humori
Kafeina e bën njeriun më të vëmendshëm dhe të ndihet më i arrirë. Ajo mund të përmirësojë humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik.
Por si çdo stimulues tjetër, rrit dozat e ankthit, të cilat tek disa njerëz rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë luhatje të humorit. Rekomandohen jo më shumë se tre kafe në ditë.
Ndikimi Në Aktivitetin Mendor
Kafeina përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme. Njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin. Thënë shkurt, kafeina është rruga e shkurtër drejt një aktiviteti më të mirë të trurit.
Megjithatë studime thonë se përmirësimi i aktivitetit mendor nuk varet totalisht nga sasia e kafeinës së konsumuar në ditë. Nga ana tjetër, njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre.
Janë pikërisht këto pritshmëri që në vetvete orientojnë rolin e kafeinës në aktivitetin e tyre. Pra pas pirjes së kafes, psikologjikisht ndihemi më mirë.
A Duhet Të Pini Më Shumë Kafe Për Aktivitetin Mendor?
Ekspertët janë të mendimit se shtimi i dozave të kafeinës për të pasur një aktivitet më të mirë mendore është diçka e gabuar. Patjetër që kafeina sjell përfitime të mëdha, por ato janë afatshkurtra. Si të tilla, ato mund ta shtyjnë njeriun të pijë më shumë kafe, duke prishur balancat e duke rrezikuar shëndetin.
Një nga simptomat më të forta të sasisë së lartë të kafeinës është ndjesia e ankthit. Më pas, ulja e dozave të kafeinës shoqërohet me simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e trurit. Fundja, kafeina si stimulues që është shkakton varësi dhe çdo varësi shfaqet me simptoma dhe efekte anësore.
Gjëja më e zgjuar që mund të bëni është të përzgjidhni kohën e pirjes së kafesë në mënyrë që të merrni përfitimet më të mëdha të saj pa u përballur me pasojat.Rekomandohet që të mos pini kafe pa ngrënë dhe të evitoni orët e mbrëmjes.
Nëse ju pini me shumë se tre filxhanë kafeje në ditë, do të përballeni me efekte anësore të mëdha që kanë një peshë më të madhe se përfitimet momentale.
Të tjera
-
Kércënoi tre gratë e familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj pasi u raportua në polici...
-
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sje...
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...