Lajme

Nga “GUXO” i reagojnë sërish Ganimete Musliut: Po ju mungon superluksi – po ju dalin të palarat

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 15 December 2022

Anëtari i listës “GUXO” në Pejë, Ruzhdi Blakaj, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila deklaroi se presidentja, Vjosa Osmani hyri me 100kg dhe do ta përfundojë mandantin me 50kg.

Blakaj ka dënuar ashpër gjuhën bullizuese të deputetes Musliu, për të cilen thotë se kjo vjen si pasojë e arsyeve dhe argumenteve për t’u përballë me realitetin.

Madje, Blakaj në fund hedh dyshime edhe në votat e deputetes Ganimete Musliu.

-Advertisement-

Më poshtë statusi i plotë:

Sa here qe mungojnë arsyet dhe argumentet për tu përballë me realitetin, dhe nga pamundesia qe ti flakni faktet qe dita ditës po dalin në sipërfaqe,të palarat,nënshkrimet
e dëmshme,tradhtitë etj,qe kanë ndodhë në të kaluaren.
….! bëhet fjalë për personat të cilët përkojnë me këto dukuri,atëhere është më se normale qe një deputete si Ganimete Musliu dhe s’ēshtë e para here qe reagon kështu me Presidenten…!?
Por jo vetëm me Presidenten por edhe me kryetarin e partisë Guxo dhe kryesishtë me oponent të partisë Guxo,kjo dhe shumë të tjerë e shohin Presidenten dhe ketë pra partinë “Guxo “ si subjekt fajtor të kesaj qeverie dhe të gjitha stopimeve të fenomeneve të kqija qe kanë ndodhë në qeveritë e kalume! Dorën në zëmer veshtirë mu nda prej një superluksi …!?
Prandaj Gane shaji,fyeji dukuritë ,fenomenet por kurrë mos u merrë me fizikun e personave .
Tek e fundit secilet nga këta persona kanë personalitet,dinjitet dhe ç’farë do por jo me fizikun e tyre,turpi i yt kaq i ulët njollosë dhe votuesit tuaj,ku dyshoj sepse me zanatin qe ki dyshoj qe i ki numrin e duhur të votuesve.!?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera