Lajme

Nga “gomar” dhe “tradhtarë” në përqafim vëllazëror

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 27 September 2021

Me të mbërritur në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Por, ky nuk do të jetë takimi i vetëm i kryeministri shqiptarë, me përfaqësues të institucioneve dhe partive politike, shkruan Gazeta Infokus.

Nga ora 12:45 pritet të ketë takim edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tek (Selia e AAK-së).

-Advertisement-

Në lidhje më këtë Policia e Kosovës tashmë ka filluar edhe bllokimin e hapësirave tek rrugët përballë Selis së AAK-së.

Në informacionet dhe fotot e siguruara nga Gazeta Infokus e kanë konfirmuar ardhjen e Edi Rames tek AAK-ja.

“Po edhe tek Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës do të vijë kryeministri Edi Rama”, tha njëri nga vëzhguesit.

Takimi mes Rames dhe Haradinajt ndodh pas prishjes së raporteve mes këtyre dy liderëve.

Çështja e ndryshimit te kufijve pati përplas Haradinaj dhe Ramen pasi lideri i AAK-së pat akuzuar kryeministrin Rama se bashkë me Thaçin dhe Vuçiqin po bëjnë marrëveshje të rrezikshme për Kosovës.

Kryeministri shqiptar e pat thënë se duhet të jetë gomar ai që mendon që Hashim Thaçi është tradhtarë.

Pas kësaj Rama e pat padit për shpifje Ramush Haradinaj mirëpo më pas e ka tërhequr padinë.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Edi Rama do të qëndrojë në vizitë një ditore në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera