Rozë

Nga gënjeshtrat e deri te kujdesi për fëmijët! Kylie Jenner rrëfehet si asnjëherë më parë: Një natë i…

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 09 September 2022

Kylie Jenner është shfaqur në “The Late Late Show” së bashku me mamanë e saj, Kris Jenner. Ajo ka folur për jetën e saj private por u ndal edhe te gënjeshtrat.

Në një moment gjatë intervistes, James Corden e pyeti Kylie-n nëse gënjente kur ishte fëmijë dhe miliarderja e njohur tha: “Kjo është superfuqia ime”.

“Isha shumë e vogël dhe ndodhesha në shtëpinë e një shoqeje. Ishte një derë e vogël dhe një zinxhir çelësash. Dhe unë e vodha atë, por isha 7 vjeç. Gjithsesi, e mora mësimin tim sepse nëna ime më pyeti se si e mora atë”, tha Kylie.Kjo e fundit më pas shtoi: “Unë hyra në dhomën e saj dhe pashë zinxhirin e çelësave. I mbante gjithmonë në vende të veçanta, si për shembull poshtë jastëkut. Unë e pyeta se ku i gjeti dhe ajo tha: “Nuk do më besosh por është shumë i veçantë për mua. Sepse papa Harry (babai i Kriss) m’i dha para se të vdiste.

-Advertisement-

Ne ndërruam shtëpi dhe ajo i mbajta për vite me radhë. Për një dekadë. Dhe e pyesja nëse po e ruan siç duhet”.

“Në këtë moment më kapi ndjenja e fajit dhe i tregova të vërtetën. I shkrova një letër një natë dhe ia fut poshtë derës së dhomë duke i thënë se në fakt i kisha marrë nga shtëpia e shoqes”, vijoi Jenner.

Më tej, Kylie ka zbuluar se Kris e ndihmon shumë me dy fëmijët e saj.

“Mami asistoi në lindjen e Stormit. Ose më saktë, ishte ajo që e mirëpriti atë. Ishim në spital me doktorët në sallë dhe ishte e veshur e stirilizuar dhe e nxori Stormin nga vagina ime. Është e mrekullueshme, e qetë. Ka rritur gjashtë fëmijë dhe dua ta kem gjithmonë pranë”, rrëfeu Kylie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera