Lajme

Nga Gazimestani, Vidovdani zhvendoset në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 27 June 2023

Ndryshe prej viteve paraprake, sivjet ceremonia e festës së Vidovdanit do të mbahet në Graqanicë.

Vendi tradicional Gazimestani, u shmang si masë sigurie që të evitohen konfliktet dhe tensionet që mund të nxiteshin pas situatës së krijuar muajin e fundit në veri të Kosovës.

Në Manastirin e Graqaniçës, të cilin Klan Kosova e vizitoi të martën, gjithçka ishte gati që të mërkurën nga ora 7:00 e mëngjesit të nisë kremtimi.

-Advertisement-

Qytetarët serbë të këtij lokaliteti, edhe pse nuk u pëlqen ndërrimi i lokacionit të festës, e respektojnë vendimin e kishës serbe që sipas tyre erdhi në kohën kur komuniteti serb po sfidohet shumë në Kosovë.

E që çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se nga ora 7:00 e së mërkurës, do të mbyllet për qarkullim magjistralja Prishtinë-Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera