Nga FSK-ja përgjatë dy viteve kanë dhënë dorëheqje 251 ushtarë
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 29 September 2024
Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në një përgjigjje për Tëvë1, të pyetur rreth dorëheqjeve të ushtarëve nga FSK-ja.
Në përgjigjen e tyre thuhet se, ky trend po përcjellë edhe shtetet e Europës dhe shtetet anëtare të NATO-s po ashtu edhe shtetet e zhvilluara.
“Numri i pjesëtarëve të larguar vullnetarisht përgjatë dy viteve është 251, ndërsa gjatë këtij viti rreth 2.6%, trend ky që po përcjellë të gjitha shtetet e Europës dhe shtetet anëtare të NATO-s në përgjithësi, duke mos përjashtuar dhe shtete të zhvilluara si Mbretëria e Bashkuar që gjatë vitit 2023 ka shënuar dalje të personalit aktiv të Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe rreth 6.5%, që është dyfishi i largimit në raport me Forcën e Sigurisë së Kosovës.” – thuhet në përgjigjen e tyre.
E sipas Ministrisë së Mbrojtjes, krejt kjo ndodhë për shkak të disiplinës dhe përkushtimit që kërkon ushtria, e që jo të gjithë janë të gatshëm ta ofrojnë për një kohë të gjatë.
“Sigurisht kjo ndodhë për shkak të diciplinës dhe përkushtimit që kërkon ushtria e që jo të gjthë janë të gatshëm ta ofrojnë për një periudhë të gjatë kohore, e sidomos jo nëse e kanë parë ushtrinë vetëm si një vend pune, por në rastin e Kosovës në këtë aspekt ka pasur ndikim dhe angazhimi në sektorin privat të punës, për shkak të gamës së gjerë të mundësive për profile të ndryshëm që ky sektor ofron, e që pjesëtarët e përgatitur profesionalisht në FSK, të shkolluar si rezultat i mbështetjes financiare të Qerverisë, janë shënjestër e kompanive të mëdha.” – thuhet më tej për Tëvë1.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se brenda katër viteve, kanë dyfishuar numrin e ushtarëve në FSK, teksa thuhet se paga e një ushtari nga 443 euro ka kaluar në 616 euro.
“Përgjatë kësaj periudhe janë rekrutuar 1971 ushtarakë të rinj, përderisa jemi në proces të rekrutimit dhe të 300 ushtarëve, duke quar kështu në total numrin e të rekrutuarve në 2271. Pra, kemi dyfishim të numrin të ushtarakëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës brenda katër viteve, gjë që është tregues i qartë i vullnetit të të rinjve për t’i shërbyer vendit e që sigurisht se është edhe si rezultat i renditjes për disa vite me rradhë të FSK-së si një ndër institucionet më të besuara nga qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe rrjedhojë e faktit që janë ngritur pagat në sektorin e mbrojtjes. Nga 443 euro sa ishte paga e ushtarit të thjeshtë ka kaluar në 616 euro, apo është shënuar një rritje prej 39%, dhe ngritja e pagës ka përcjellur secilën gradë. E po ashtu Ministria e Mbrojtjes dhe FSK përveçse organ ku të rinjtë i ofrojnë shërbim direkt atdheut duke ngritur nivelin e mbrojtjes, po ashtu vazhdon të jetë sektor atraktiv pasi ofron mundësi të shumta për zhvillim karriere dhe aftësim profesional përmes financimit qeveritar të shkollimit në akademitë ushtarake më të njohura botërore si rezultat i marrëveshjeve dypalëshe që ekzistojnë me shtetet partnere.”
Më tej, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se daljet nuk mund të reduktohen në zero, por sipas tyre është e rëndësishme që rritja e ushtrisë jo vetëm në numër, por edhe ngritja e kapaciteteve të ushtrisë të mos ndërpritet.
“Daljet asnjëherë nuk mund të reduktohen në zero, mirëpo është e rëndësishme që rritja e ushtrisë jo vetëm në numër, por dhe ngritja e kapaciteve profesionale dhe operacionale të FSK-së të mos ndërpritet, andaj dhe në fokus ka qenë dhe vazhdon të jetë investimi në armatime. Nga 4 milionë sa ishte investuar në trevjeçarin 2018-2020, është investuar mbi 239 milionë euro përgjatë periudhës 2021-2023. Është prioritet i qeverisë që fuqizimi i ushtrisë të ndiqet pastaj dhe nga përmirësimi i mirëqenies së ushtarakëve.” – thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në fund të përgjigjes është thënë se FSK-ja nuk shënjestron qytetarët që duan t’i bashkohen FSK-së për pagë, por për ata që janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut 24/7.
“Ushtria është shërbim ndaj vendit, do të thotë besnikëri, sakrificë, vetëmohim, prandaj dhe duhet bërë një dallim ndërmjet një vendi të zakonshëm pune dhe gatishmërisë për t’i shërbyer atdheut. FSK, nuk shënjestron qytetarë që duan t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës për pagë, por ata që janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut 24/7” – thuhet më tej./teve1.info
Të tjera
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...
-
KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje nga ora 13:30. ...
-
Tahiri: Kurti po e turpëron shtetin e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin...