Nga fillimi i Shkurtit prokurorët dhe gjyqtarët marrin pagë prej 1400€ deri në 3000€
Autori: Gazeta inFokus
17:57 | 27 Janar 2018
Rritje të pagave do të kenë 450 gjykatës, 210 prokurorë dhe zyrtarë të administratës.Gjithsejtë janë rreth 700 zyrtarë të Shtetit që do të përfitojnë nga vendimi i Kryeministrit për rritje pagash për kabinetin qeveritar që prek edhe sistemin e drejtësisë.
Nga 7 deri 10 milionë euro do të shkojnë më shumë nga buxheti i Shtetit për këtë kategori të zyrtareve shtetërorë. Në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave thonë se janë bërë gati që pagat e janarit t’u dalin me rritje prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Tashmë është e sigurt se pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve do të dalin me rritje. Ky vendim është marrë krahas rritjes së pagave që u janë bërë zyrtarëve të tjerë të qeverisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.Ai ka thënë se përgatitjet janë bërë edhe me Ministrinë e Financave dhe se alokimi i pagave me rritje do të vazhdojë rrjedhshëm për prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës.
“Ministria e Financave i ka bërë të gjitha përgatitjet, do të bëhet alokimi i mjeteve dhe pagat do të dalin me rritje. Ministria i ka listat e prokurorëve, gjyqtarëve etj ”, tha Abelard Tahiri të shtunën.
Pasi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj morri vendim për rritje të pagave për funksionarët e lartë publikë dhe për një pjesë të caktuar të shërbyesve civilë. Gjyqtarëve dhe Prokurorëve automatikisht u solli rritje të pagave.
Rritje e cila pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit miliona euro.Sipas këtij vendimi Haradinaj nga muaji janar do të paguhet 2950 euro, ndërkohë që deri më tash ai është paguar 1550 euro në muaj.
Ndërsa paga për zyrtarët e prokurorisë do të sillen prej 1400 deri në 3 mijë euro.Vendimi i kryeministrit Haradinaj është cilësuar si vepër penale pasi Kodi Penal i ndalon personit zyrtar të vendosë për një çështje që ka interes të drejtpërdrejtë financiar.
Zyrtarët e Qeverisë nuk kanë sqaruar se nga kanë arritur t’i sigurojnë paratë për rritjen e pagave pasi kur ishte miratuar buxheti i shtetit për vitin 2018 nuk ishte paraparë një rritje e tillë.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























