Lajme

Nga EULEX flasin për vizitën e Kadri Veselit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 02 May 2021

Ish kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është liruar nga Gjykata Speciale për të bërë një vizitë treditëshe në Kosovë.

EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

“Ne [EULEX] dhe Policia e Kosovës jemi në asistencë të Gjykatës Speciale”, është shprehur për Klan Kosova.tv, zëdhënësja e EULEX, Donika Berisha.

-Advertisement-

Nga Gjykata Speciale kanë thënë për lajmi.net se arsyeja e lirimit të Veselit ka të bëjë me familjen e tij.
Sipas raportimeve të mediave lokale, Veseli ka vizituar babain e tij i cili gjendet në spital për shkaqe shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera