Nga e papunë, drejt e në vijën e parë të frontit në Infektivë si vullnetare
Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 14 July 2020
Kur në muajin mars u raportuan rastet e para me koronavirus, e që shkakton sëmundjen e Covid-19, në Klinikën Infektive u paraqitën vullnetarë për ta ndihmuar stafin mjekësor.
Aty filluan punën dhjetë mjekë, gjashtë infermierë dhe një psikolog.
Njëra nga to është 25 vjeçarja Nita Ymeraga, mjeke e përgjithshme. Doktoresha Nita ka qenë e papunë, kur ka vendosur të jap kontributin e saj si mjeke në Klinikën Infektive.
Që nga fillimi i muajit prill, kur edhe ka nisur punën, ajo vetëm dy herë, edhe atë nga distanca i ka parë prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Doktoresha Nita ka ndarë përvojën e saj si mjeke vullnetare me gazetën Objektiv. Ajo thotë se sfidat në klinikën infektive nuk janë të pakta.
“Kur punon në vijën e parë të frontit, pra direkt me pacientët me sëmundjen e Covid-19, rreziku për t’u infektuar është shumë i madh. Andaj, unë kam vendosur në një mënyrë të vetë-izolohem, pas punës që kryej. Dhe zgjidhja e vetme ka qenë të mos kem kontakt as me familjarë. Më mungojnë shumë, por kjo mendoj se ka qenë zgjidhja më e mirë për të gjithë”, tha ajo.
Doktoresha Nita bën edhe krahasimin mes kohës kur ajo ka filluar punën dhe ditëve të fundit në Klinikën Infektive. Thotë se dallimi është i madh, pasi që tash Klinika është e stërmbushur me pacientë.
“Nëse krahasohet puna në muajin prill dhe tash, gjendja në Klinikë aktualisht është shumë më e rëndë. Sidomos dita e hënë, është shumë e vështirë për mua, pasi ne si vullnetarë jemi të liruar për vikend, dhe gjatë kësaj kohe aty hospitalizohen pacientë të rinj.
Të hënën Nita dhe vullnetarët tjerë duhet të marrin informata për të gjithë pacientët që hospitalizohen gjatë fundjavës, në mënyrë që të dinë çfarë terapie duhet t’u japin. “Dhe gjithçka nis nga fillimi, për të vazhduar më pas gjithë javën me punë”, tha ajo.
Ndonëse të gjithë mjekët vullnetarë vazhdimisht kryejnë vizita me pacientë, doktoresha Nita thotë se infektologët brenda Klinikës Infektive, vazhdimisht i kanë mbrojtur vullnetarët, duke i kursyer nga kontaktet me të infektuar, me aq mundësi sa kanë pasur.
“Kur kam filluar punën, kemi mbledhur të dhëna të pacientëve dhe jemi marrë kryesisht me studim, por më pas, me shtimin e numrit të pacientëve u rrit nevoja për ndihmë. Andaj të gjithë u angazhuam në punë me pacientët e infektuar”, tha doktoresha Nita.
Ajo veçon një vështirësi me të cilën ballafaqohet i gjithë stafi mjekësorë gjatë kohës së pandemisë me Covid-19.
“Për të punuar me rroba speciale mbrojtëse mund të them se është sfida më e madhe. Arsyeja është zhveshja e tyre. Nëse nuk je i kujdesshëm gjatë zhveshjes, mund të infektohesh, pasi ato tashmë janë të kontaminuara gjatë vizitave me pacientët me koronavirus. Por, vazhdimisht ne në klinikë kemi asistuar njëri tjetrin, dhe jemi ruajtur që të jemi të kujdesshëm gjatë zhveshjes, me aq mundësi sa kemi pasur”, tregon doktoresha Nita Ymeraga.
Ndryshe, në Kosovë prej 13 marsit, kur në Kosovë janë paraqitur rastet e para me koronavirus, rreth 350 pjesëtarë të personelit shëndetësor janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 275 vazhdojnë të jenë raste aktive.
Të tjera
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...