Lajme

Nga e mërkura, të paraburgosurit mund të takohen me avokatët

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 18 May 2020

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 20 maj do të lejojë kontaktin e avokatëve me personat e paraburgosur.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ShKK’ja ka bërë me dije se gjatë vizitës, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide, të mbajnë distancën sociale, si dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera