Lajme

Nga e martja Përparim Rama merr në drejtim kryeqytetin

Autori: Islam Morina 22:20 | 04 December 2021

Kryetari i ri i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama , nga radhët e LDK-së, pritet të merr në drejtim kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Tashmë kryetari i Komunës së Prishtinës ka thirrë mbledhjen solemne për inaugurimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, që do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal me fillim nga ora 10:00, shkruan Gazeta Infokus.

Seanca inauguruese ka dy pika të propozuara të rendit të ditës, njëra për betimin e anëtarëve të asamblesë komunale të Prishtinës dhe e dyta për betimin e kryetarit të ri Përparim Rama.

Kujtojmë se në balotazh Përparim Ramai LDK-së, ka përmbysur rezultatin duke fituar ndaj Arben Vitisë së LVV-së/Gazeta Infokus/

Të tjera