Lajme

Nga e hëna punëtorët e Postës në grevë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 07 September 2018

Punëtorët e Postës nga e hëna do të futen në grevë të përgjithshme e cila nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sipas njoftimit të sindikatës, në sportelet e Postës së Kosovës nuk do të ofrohet asnjë shërbim.

“Greva nuk do të ndalet deri realizimin e pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës, garantim me shkrim nga menaxhmenti, bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajt e ardhshëm do të bëhet brenda afatit ligjor. Qeveria e Kosovës të kryejë urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar”, shkruhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Ata theksojnë se greva do të pasohet edhe me veprime te tjera sindikale, deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

“Qeveria t’i mundësojë Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës)”, përfundon njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera