Lajme

Nga e enjtja, ngriten temperaturat në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 07 July 2018

Ndryshimet e motit tashmë duken krejt të zakonta.

Pas disa ditëve me diell përvëlues, fundjava ul temperaturat dhe sjell reshjet e shiut. Por kjo nuk do të zgjasë shumë, të paktën për zonat bregdetare.

“Në një njëjtat kushte mbetemi edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë. Mesdita e sotme sjell një rënie me dy-tre gradë, duke bërë që nga 36 gradë të zbresim në 32-33 gradë. Një rënie e lehtë vijon edhe gjatë ditës së diel, si në mëngjes dhe në mesditë”.

-Advertisement-

Moti do të përmirësohet dhe e enjtja do të sjellë temperatura përvëluese.

“Presim sërish fundjavën tjetër një rritje të ndjeshme të vlerave termike, rritje që do të vijojë nga periudha 12-13 Korrik deri shumë afër 20 Korrikut”, thotë meteorologia.

Me një parashikim të përgjithshëm, sinoptikanët thonë se muaji Korrik do të jetë me mot të ndryshueshëm, herë me shi, e herë me diell, deri në fund të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera